Rezepte

  • 8 Vezë
  • 8 Lugë Sheqer
  • 6 Lugë arra të bluara
  • 5 Lugë Miell
  • Livore Limoni
  • 100g Çokollatë
  • 4dl Ajkë qumështi

Përgatitja:

Tunden vezët me sheqer.Shtohen arrat dhe mielli me lëvore limoni. Masa përzihet me lugë. Kësaj i shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe përzihet gjersa të bëhet masë e njëllojtë. Derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme. Futet në furrë të nxehtë me temperature 200* C që të piqet për afro 10-12 min. Korja e pandispanjës përmbyset në pecetë të lagur, i largohet letra. Në ndërkohë tundet ajka. Pasi të ftohet pak korja, lyhet me dy lugë xhem të holluar me dy lugë ujë të nxehtë, pastaj me ¾ e pjesës së ajkës. Mbështillet me kujdes në roladë. Me pjesën e ajkës së mbetur, lyhet mbi dhe anash.Pasi të ftohet mire, pritet në rrathë.

  • 6 Vezë
  • 400g Sheqer
  • 400g Miellë
  • 1 Pluhur paste
  • 1 Vinille Sheqer
  • 0.5L Ajkë
  • 1.5L Qumësht
  • 300g Pluhur Qumështi
  • 0.5kg Karamel

Përgatitja:
Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja, gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshshme, ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Futet në furrë të nxehtë me temp.180 * C që të piqet për afro 30-40 min.

Me 1/2 lit.qumësht të vaket trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë,në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. qumësht të ftohet dhe 1/2 lit.hoplla. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje, që ta pijë mirë qumështin. Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet, kuptohet pasi të pritet në katrorë.

  • 200g Miell
  • 2 Vezë
  • 200g Arra
  • 200g Sheqer
  • 2-3 Lugë marmellatë kajsie
  • 200g Çokollatë për gatim
  • 1 Limon
  • 1 Pako aditiv për brumë
  • 200ml Qumësht

Përgatitja:

I thyejmë vezët në enën për përzierje, e shtojmë sheqerin dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. I thërrmojmë arrat dhe i shtojmv në enë. Shtojmë pak qumësht. E shtojmë miellin e përzier pandërprerë me lugë, e shtojmë qumështin e mbetur. Në anën e shpeshtë të rendes, në enë e grijmë lëvozhgën e limonit.

Kallëpin e rrumbullakët e lyejmë me gjalpë dhe e derdhim në të brumin për tortë. E rrafshojmë sipërfaqen e brumit dhe kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Me thikë i lirojmë skajet e tortës nga kallëpi dhe e largojmë pjesën anësore të kallëpit. Tortën e lyejmë me marmelatë.

E thyejmë qokollatën dhe e shkrijmë mbi avull, duke e shtuar gjalpin e mbetur. Me qokollatën e shkrirë e lyejmë tërë tortën. Sipas dëshirës sipër tortës mund të hedhim sheqer pluhur. Presim tortën në copë dhe i vëmë në pjatën për servirje.