Halal Sofra
Gatimet
Gatimi do të jetë më argëtues me hallalsofra. Merrni produkte të thjeshta dhe të lehta që punojnë në mënyrë efektive dhe të shpejtë e ju lehtësojnë gatimin në kuzhinën e shtëpisë tuaj. Këtu ju do të gjeni produkte të përshtatshme dhe inovative që me siguri do të bëhen një pjesë e domosdoshme e jetës tuaj të përditshme. Gatimi me produktet e hallalsofrës do të jetë gjithnjë argëtues!
Shkolla e gatimit
Këshilla për kuzhinë
• Që peshqit të mos ju thërrmohen gjatë skuqjes, kripini, lyejini me lëng limoni dhe lërini në kullesë rreth gjysmë ore. Më pas, skuqini në vaj jo shumë të nxehtë.
• Në mënyrë që të heqësh erën e peshkut nga duart, pastroji ato duke i fërkuar mirë me limon.
• Mund të zhdukësh erën e qepës apo të hudhrave duke i fërkuar duart me uthull të bardhë menjëherë pas mbarimit të përgatitjes së ushqimit.
• Në mënyrë që të zhdukësh erën e mykut apo çdo lloj ere tjetër jo të këndshme në dollap apo në sirtar, mjafton të vendosni në kënd të tyre një copëz qymyr.
• Për zierjen e vezëve të plasaritura mjafton t’i mblidhni ato me një copë letër alumini dhe të hidhen në ujë.
• Perimet ruhen mirë për disa ditë nëse mbështillen me një pecete të lagur.
• Perimet qërohen jo shumë kohë para gatimit dhe zihen në tenxhere me kapak të mbyllur dhe me pak ujë.
• Vitaminat që ndodhen në perimet e freskëta janë shumë të ndjeshme gjatë përpunimit të nxehtë, prandaj është më mirë që ato të zihen shpejt e në zjarr të fortë.
• Patatet e ziera qërohen më lehtë nëse pas zierjes hidhen në ujë të ftohtë.
• Që panxhari i kuq të ruajë ngjyrën gjatë zierjes, në vend të kripës në ujë hidhet pak uthull.
• Mbas qërimit të patateve, karotave, e perimeve të tjera duarve, ju hiqen njollat nëse lahen me lëng limoni.
• Kur gjiza është e thartë përzihet me qumësht në raportin 1:1, pasi lihet një orë kullohet, kështu që gjiza bëhet e ëmbël dhe e freskët.
• Djathi shumë i kripur njomet me ujë të zier, por të ftohur.
• Djathi i tharë që të bëhet i butë vihet për pak kohë në qumësht.
• Kur rrihen të bardhat e vezëve që t’u shtohen më shumë vëllimi për çdo kokërr vezë i shtohet një gjysmë luge gjelle ujë.